Kardiokirurgu Jovev e ka sulmuar fizikisht drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë së Shkupit

Kardiokirurgu i njohur Sashko Jovev, fizikisht e ka sulmuar fizikisht drejtorin aktual të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Marjan Shokarovski dhe verbalisht një infermiere. Ngjarja është evidentuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Më 18.09.2023 rreth orës 10.00 në SPB Shkup është marrë paraqitje nga Klinika e Kardiokirurgjisë se S.J. (i punësuar në klinikë) verbalisht ka sulmuar një infermiere, ndërkaq më pas fizikisht e ka sulmuar M.Sh. (drejtor i klinikës), pas çka e ka lëshuar klinikën dhe vetë është paraqitur në Stacionin Policor Qendër. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masat për pastrimin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se ministri është i njoftuar me incidentin.

“Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se sot në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka ndodhur një incident, për të cilin është njoftuar edhe policia. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është në dijeni të ngjarjes dhe ka kërkuar nga punëtorët shëndetësorë që të sillen me ndërgjegje dhe profesionalizëm dhe t’i përkushtohen pacientëve”, thanë nga MSH.

Meta.mk ka kontaktuar me mjekun Jovev i cili deklaroi se në fakt ai ka qenë që të paraqet sulm ndaj tij.

“Sot e kisha ditën e parë të punës pas pushimit vjetor dhe pushimit mjekësor. Mosmarrëveshja me Shokarovskin u bë pasi që nuk më lejoi të ftoj në ambulancë një koleg më të ri i cili do të më ndihmonte. Në një moment gjatë debatit verbal, ai tundi me lupat dhe pa dashur më goditi dhe kam ënjtje në sy”, thotë Jovev për Meta.mk.

Në qershor të këtij vitit, Jovev u shkarkua nga funksioni nga ana e ministrit të Shëndetësisë. Jovev, asokohe deklaroi se përveç arsyeve partiake, nuk ka arsye tjera për shkarkimin e tij, pasi që rezultatet e punës së tij flasin vet.

Arsyetimi i Mexhitit ishte se më nuk do të ketë “drejtorë që do të qëndrojnë dhe flenë nga pesë ose dhjetë vjet dhe nuk do të kenë rezultat”.