Kandidati i vetëm në Qendër Zhupë nga Partia Demokratike e Turqve fitoi me 973 vota
Kandidati i vetëm në Qendër Zhupë, Arjan Ibrahim nga Partia Demokratike e Turqve (PDT), nga 100% të votave të numëruara ka marrë gjithsej 973, po aq sa kanë votuar, raporton Portalb.mk.
Numri total i votuesve në listën zgjedhore në këtë komunë ishte 7,562, mirëpo dalja ishte tepër e ulët, përkatësisht 13.26%.
Procesi zgjedhor është zhvilluar pa incidente të raportuara, ndërsa sipas ueb-faqes së KSHZ-së numërimi tashmë është kryer plotësisht. Rezultati i shpallur e konfirmon Arjan Ibrahim si drejtuesin e ri të Qendrës Zhupë.
Pritet që në ditët në vijim të formalizohet edhe zyrtarisht mandati.
Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet u përsëritën për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33.33%.
Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.