Kana 2026 do të hapet me filmin “La Vénus Électrique” të Pierre Salvadorit
Filmi “La Vénus Électrique” i regjisorit Pierre Salvadori do ta hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës më 12 maj 2026. Premiera do të mbahet në Grand Théâtre Lumière, menjëherë pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga aktorja Eye Haidara, shkruan Portalb.mk.
Kjo komedi romantike me elemente burleske zhvillohet në Parisin e vitit 1928 dhe sjell një histori dashurie, mashtrimi dhe spiritizmi. Në qendër është Antoine Balestro, një piktor i ri që humb frymëzimin pas vdekjes së bashkëshortes. Në përpjekje për t’u lidhur me të kaluarën, ai bie në një mashtrim të ndërtuar nga Suzanne, një punonjëse luna parku, dhe një galerist, përmes seancave të rreme spiritike.
Filmi merr kthesë emocionale kur mashtrimi nis të shndërrohet në ndjenjë, duke lëvizur mes së vërtetës dhe iluzionit.
Narrativa merr një kthesë emocionale kur mashtrimi shndërrohet në ndjenjë, duke e vendosur historinë në kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit.
Kjo është një temë e njohur për Salvadorin, i cili shpesh eksploron paqartësinë dhe gënjeshtrën si pjesë të natyrës njerëzore, bëjnë të ditur nga faqja zyrtare e festivalit.
Në kastin e filmit bëjnë pjesë aktorë të njohur të kinemasë franceze si Pio Marmaï, Anaïs Demoustier, Gilles Lellouche, Vimala Pons, Gustave Kervern dhe Madeleine Baudot.
“La Vénus Électrique” do të shfaqet njëkohësisht edhe në kinematë franceze.
Salvadori e ka cilësuar hapjen e Kanës me këtë film si një nder të veçantë dhe një homazh për magjinë e kinemasë.