Kallëzim Penal ndaj një kompanie nga Tetova që jepte me qira motoçikleta ATV pa kontrata
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një kompanie nga Tetova dhe pronarit të saj, Z.H. (37) nga fshati Veshallë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të evazionit fiskal. Sipas policisë, motoçikletat ATV janë dhënë me qira pa kontrata, duke shmangur detyrimet ligjore dhe fiskale, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë aksionit kontrollues të ushtruar ndaj personit juridik, në prani të të kallëzuarit të dytë, është konstatuar se kryhej veprimtari e dhënies me qira të mjeteve terrenike ATV-motorë, pa kontrata paraprake për qira me klientët”, njofton SPB Tetovë.