“Ju flet Radio Shkupi”, 79 vjet nga themelimi i programit në gjuhën shqipe 

Radio Shkupi programi në gjuhën shqipe sot shënon 79 vjetorin e ekzistimit. Ishte 28 janari i vitit 1945 kur në etër u dëgjua për herë të parë fjala shqipe “Ju flet Radio Shkupi”. Për afër 8 dekada, Radio Shkupi është një thesar i mbamendjes së shqiptarëve këtu dhe gjetiu, pjesë e historisë së shqiptarëve dhe këto janë motiv dhe përgjegjësi të cilat kanë vlerë të madhe dhe kërkojnë përkushtim.

Urimet më të përzemërta Radio Shkupit, me rastin e 79-të vjetorit të punës së suksesshme, uron redaktorja përgjegjëse e Servisit të Tretë programor Sebahate Nuhiu.

“Uroj nga zemra punë dhe veprimtari të mbarë e të suksesshme për të gjithë punonjësit e Radio Shkupit. Uroj që zëri i Radio Shkupit mos të shuhet kurrë, të ketë gjithnjë përvjetorë të suksesshëm dhe të jetë edhe më tej zëri mbrojtës i vlerave të larta shqiptare”, thotë në urimin e saj redaktorja përgjegjëse e Servisit të Tretë programor, Radio Shkupi Sebahate Nuhiu.

Në prag të vitit jubilar tetëdhjetë vjetorit, Radio Shkupi vazhdon me punën e palodhshme që gjithmonë të jetë pranë dëgjuesve dhe qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke ju ofruar muzikën, informacionet dhe emisionet më cilësore që një radio mund të transmetojë.

Redaksia e Portalbit i uron Radio Shkupit suksese në misionin me rëndësi për informimin e qytetarëve.

Urimi për Radio Shkupin, foto nga Radio Shkupi
Urimi për Radio Shkupin, foto nga Radio Shkupi