“Dy gisht mjaltë 2” në Qendrën e Kulturës në Tetovë

Qendra e Kulturës Tetovë, në bashkëpunim me SHSHK Utilita Eu, me 14 shkurt do të shfaqë premierën e filmit “Dy gisht mjaltë 2”. Tetovarët gjithashtu do të kenë rastin në një nga ditët e shfaqjes së filmit të njohin dhe nga afër protagonistët kryesorë të këtij filmi, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata të cilët do të jenë prezent fizikisht në sallën e madhe të qendrës për kulturë.

“Do të jetë një ngjarje që s’duhet humbur, duke pasur parasysh suksesin e pamohueshëm të pjesës së parë të këtij filmi. I nisur nga ky fakt filmi ka shpërthyer vlerësimin pozitiv nga kritika dhe pritet të jetë një sukses i madh në kinema. Adhurues të filmit do të keni mundësinë të shijoni historinë e pasionit dhe aventurës në një vështrim tipik shqiptar”, thonë nga QK Tetovë.

Qendra e kulturës do të hapë dyert nga data 14 shkurt deri më 18 shkurt, edhe atë me tri termine, në ora 15:00, 18:00 dhe 21:00.