Jetesa në RMV këtë korrik ishte për 2.3 % më e shtrenjtë se vitin e kaluar

Indeksi i kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.3%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 1.8%, transmeton Portalb.mk.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është për 0.1% më i lartë.

Siç njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, rritja e kostos për jetesë në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: tansport për 4.4%, rekracion, sport dhe kulturë për 2.6%, banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë tjera djegëse për 0.9%, restorante dhe shërbime për akomodim për 0.7%, shërbime për arsim për 0.3%, pije alkoolike, duhani dhe narkotikë për 0.1%.

Në muajin korrik të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2026, është vërejtur rënie e kostos së jetesës në grupet mobilje, paisje për shtëpi dhe mirëmbajtje e rregullt e shtëpisë për 1.4%, ushqime dhe pije jo alkoolike për 1.1%, veshje dhe këpucë për 0.2%, Informacion dhe komunikim dhe Kujdesi shëndetësor për 0.1%.

Kostoja e jetesës në grupin, sigurim dhe shërbime financiare mbetet dhe kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra dhe shërbime të ndryshme në nivelin e njëjtë si në muajin paraprak.

Duke qenë se inflacioni në nivel mujor është 0.1 për qind, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës kjo është tregues se lëvizjet e çmimeve mbeten të qëndrueshme, pa goditje të konsiderueshme në treg.

“Aktualisht, treguesit zyrtarë nuk tregojnë nevojë për vendosjen e masave të reja intervenuese, pasi lëvizjet e çmimeve janë të qëndrueshme, ndërsa në kategorinë më të rëndësishme – ushqimin – për të dytin muaj radhazi shënohet ulje e çmimeve”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Ndërkaq, sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, shifrat tregojnë stabilizimin e zhvillimeve ekonomike dhe ruajtjen e tendencave pozitive në ekonomi.