Inspektimi konfirmoi se Qendra për Punë Sociale ka dështuar në lidhje rastin e vdekjes tragjik të nënës dhe vajzës së saj

Qendra për Punë Sociale në Shkup veproi në mënyrë të papërshtatshme në procedurat e divorcit dhe dhunës në familje që u zhvilluan për Ivanën, tani të ndjerën, jeta e së cilës, së bashku me jetën e fëmijës së saj, përfundoi me një rënie nga një ndërtesë në Karposh, Shkup, raporton SP, përcjell Portalb.mk.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informoi për “Slloboden Peçat” se inspektimi që ata kanë kryen në lidhje me mënyrën e veprimit në rastin e dhunës në familje nga Stojançe Jovanovski kundër Ivanës, përmban mangësi dhe parregullsi në sjelljen e Qendrës për Punë Sociale Shkup, për të cilat po zhvillohet një procedurë përkatëse dhe po shqiptohen masa inspektimi në përputhje me Ligjin.

Në rrjedhën e mëtejshme të procedurës së inspektimit, inspektorët do të ndërmarrin aktivitete përkatëse, në përputhje me Ligjin, thotë Ministria.

Mbikëqyrja u krye për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale, Ligjit për Familjen, Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, akteve nënligjore, akteve të përgjithshme, individuale dhe akteve të tjera të miratuara në bazë të tyre.

Gjykata Themelore, me propozim të Prokurorisë Publike, urdhëroi paraburgim afatshkurtër prej 48 orësh për Stojançe Jovanovskin, bashkëshortin e gruas 31-vjeçare e cila, së bashku me fëmijën e tyre gjashtëvjeçar, ra nga ballkoni në lagjen Karposh të Shkupit.

Jovanovski dyshohet për veprat penale të nxitjes së vetëvrasjes, shkaktimit të lëndimeve trupore dhe rrezikimit të sigurisë.

Në dy vitet e fundit, kundër Jovanovskit ka pasur dhjetë kallëzime penale në lidhje me krime kundër pronës, krim të dhunshëm dhe trafikim të paligjshëm të drogës. Ai ishte nën masa paraprake.

Në vitin 2025 dhe 2026, u regjistruan disa raportime për marrëdhënie të prishura midis bashkëshortëve. Policia veproi dhe mori masa, por pala e dëmtuar gjithmonë i tërhoqi raportet e paraqitura, dhe arsyet pse e bëri këtë po hetohen.

Sipas Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ivana dhe bashkëshorti i saj u regjistruan për herë të parë në Qendër më 7 tetor 2025, me kërkesë të Gjykatës Themelore Civile për të vazhduar me një padi divorci.[

Kujtojmë se më 2 mars, nëna Ivana, bashkë me vajzën e saj 6-vjeçare Katja u hodh nga një ndërtesë në Karposh rreth orës 14:00 dhe vdiqën në vend.