Kujdes nga agjërimi i tillë: Kur barku është bosh, por shpirti i paushqyer

Ju jeni në luftë me epshet tuaja për shkak të grindjes mes materies dhe shpirtit dhe duhet të keni kujdes që të mos dështoni; keni kujdes që të mos keni uri ditën për t’i mbushur barqet natën; keni kujdes që mos i ushqeni duart, sytë dhe gjuhën tuaj pas agjërimit me mëkate, gënjeshtra e sharje!

Keni kujdes që të mos jeni aktiv në veprat e këqija dhe përtac në adhurim! Keni kujdes prej të gjitha këtyre gjërave sepse janë vepra të djallit e jo të Ramazanit (Zoti xh.sh.).

  • Shpejtoni në përkushtim!
  • Bëni vepra të mira!
  • Shijoni erërat e xhenetit!
  • Çoni sytë përpjetë kah qielli!
  • Ngreni shpirtrat tuaj nga kjo botë!

Përkujtoni gjithmonë thënien e Muhamedit a.s. : “Shumë agjërues nuk fitojnë prej agjërimit të tyre pos urisë dhe etjes”, ose: “Agjërimi është mburojë dhe nëse e nxit ose e sulmon ndokush agjëruesin le të thotë: Unë agjëroj, unë agjëroj”.

O zot, na bën prej agjëruesve të pranuar!

Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai