Me ndryshimet ligjore pritet që të plotësohet lista e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, Ministria e vendosi ligjin në ENER
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut paralajmëroi disa ndryshime ligjore në kuadër të Ligjit për Sëmundje Ngjitëse. Ndryshimet ligjore të këtij ligji janë vendosur edhe në sistemin ENER, transmeton Portalb.mk.
“Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve ENER janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet më të fundit të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse”, raportoi Ministria e Shëndetësisë.
Përmes këtyre ndryshimeve, ministri Azir Aliu paralajmëroi digjitalizim dhe sistem elektronik në raportimi e sëmundjeve ngjitëse, ashtu që do të ketë raportim të detyrueshëm.
“Ndër risitë më të rëndësishme të përfshira në këto ndryshime ligjore është plotësimi i listës së sëmundjeve ngjitëse që i nënshtrohen raportimit të detyrueshëm, si dhe unifikimi i mënyrës së funksionimit të ALERT 2.0 – sistemi sindromik për njoftim dhe paralajmërim të shpejtë, në përputhje me grupin e simptomave dhe shenjave të pranishme te pacientët”, raportoi Ministria.
Në ndryshime ligjore planifikohet edhe edukimi i vazhdueshëm në fushën e dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit.