Iliriana Loxha Basha: E marta për këpucët e kuqe. Mos flisni keq për gratë!

Falë instinktit, gratë janë luftarake dhe bëjnë çmos kur i shërbejnë një kauze e sidomos nëse kjo është për të mirën e liritë e tyre. Ato e dinë dhe e kanë të qartë statusin e tyre në shoqëri, ato luftojnë patriarkatin që ua tregon shpesh thundrën e përdhunës, por sa shpesh ne gratë flasim keq për gratë?

Sot e martë, këngëtarja dhe kostumografja Iliriana Loxha Basha lexueset e Portalb.mk i porosit “E marta për këpucët e kuqe. Mos flisni keq për gratë!”

Iliriana Loxha Basha
Iliriana Loxha Basha

Është një kauzë të cilës gjithnjë e më shume po i shtohen nga nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që ditën e martë që e konsiderojmë si ditë ters, ta bëjmë një ditë të mbarë duke reflektuar se sa ne gratë hedhim baltë mbi gratë tjera duke bërë thashetheme, duke përfolur ose përhapur diçka të dëgjuar që mund të jetë e trilluar si një sajesë, por me pasoja mbi shëndetin mental të dikujt, ndaj piktorja, këngëtarja dhe kostumografja Iliriana Loxha Basha e ka menduar këtë aktivitet dhe thotë: ‘’ ideja e së martës për këpucët e kuqe, ka ardhur për ta thyer tersin e ditës së martë. Fushatën e filluam vjet gjatë Fem- Festit ku kërkuar që gratë dhe vajzat ditën e martë , në shkollë dhe në punë te shkojnë me këpucë të kuqe dhe atë ditë, pra të paktën një ditë në javë, nuk lejohet të flasësh keq për një grua, nuk lejohet të bësh thashetheme për një grua, mundësisht t’i japësh komplimente shoqes ose koleges në punë dhe t’i japësh mesazhe sa më shumë për fuqizimin e grave dhe vajzave. Ne e dimë se ne nuk jemi ‘’shumë të mira’’, se kemi qejf të bëjmë thashetheme për shoqet, po të paktën një herë në javë provojmë të bëhemi të mira vet.’’- thekson ajo.

Këtu Ilirina ju drejtohet edhe me video.

Gratë luftojnë së bashku për të arritur barazinë gjinore në aspekte të panumërta, por premisa feministe për të mbrojtur deri në fund njëra- tjetrën nuk ka. Pse gratë kritikojnë gratë e tjera kur ne duhet të mbrojmë veten dhe të luftojmë për të njëjtën kauzë? A s’thotë dhe Sam Frashëri, ‘’ gratë rregullohen për gratë’’, ose gazmorja e famshme ‘’po të ishin liderët e të gjitha vendeve në botë femra do mbizotëronte paqja, sepse asnjëra me tjetrën s’do flisnin. ‘’ Sidoqoftë, këto thënie janë artikuluar nga burrat dhe ka me qindra e mijëra nga këto që hedhin blozë mbi natyrën femërore, ndaj ja një ditë ku të jemi ndryshe, të ndërpresim thashethemnajën për gratë.

Gjithnjë e më shumë po rritet numri i grave që i bashkëngjiten kësaj kauze, sot e martë përse të mos i bashkëngjitemi dhe ne, le të jetë një ditë meditimi e thellimi se sa ne në jetën reale i lakojmë emrat e grave, nëse del që i lakojmë shumë, ta ndryshojmë këtë shprehi sa më parë, që të mos kemi nevojë dhe për shoqata për mbrojtjen e grave nga gratë.

‘’Grua kudo që je …ma shtrij ti dorën tënde ‘’ – këngë e Iliriana Loxhës.