Ilir Meta kërkoi lirim nga qelia, ndërsa Komisioni Disiplinor e dënoi përsëri

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg, raporton Euronews. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia.

Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg.

Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij LSI me Partinë Demokratike, si dhe për lobingjet në Uashington.

Ish presidenti Ilir Meta njofton se është dënuar sërish nga Komisioni Displinor i burgut të Durrësit me një ndalesë 14-ditore nga ushtrimet fizike të përbashkëta.

Përmes rrjeteve sociale, kreu i Partisë së Lirisë thotë se argumenti i penalizimit është se ka shkelur një pikë të rregullores që thekson se nuk lejohet “komunikimi me mediat pa leje të posaçme nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve”.