I rrejshëm denoncimi për bombë të vendosur në ndërtesën e Bankës Popullore të RMV-së

Ministria e Punëve të brendshme e informoi opinionin se është i rrejshëm denoncimi për gjoja vendosje të bombës në ndërtesën e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup. Falë protokolleve të vendosura për siguri nga viti i kaluar për institucionet, ndërsa të cilët edhe Banka i implementon, siguria është e garantuar me shkallë të lartë, kumtuan nga MPB-ja, njofton Portalb.mk.

“Sot (13.01.2024) pas denoncimit të marrë gjoja bombë të vendosur, nga ana e Njësititi për antiterrorizëm pranë Byrosë për Siguri Publike janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për denoncim të rrejshëm. Apelojmë deri te qytetarët që të mos sheqtësohen. Institucionet kanë obligim t’i ndjekin dhe implementojnë masat e Qeverisë në të tërësi dhe në këtë mënyrë ta përforcojnë sigurinë në objektet e tyre”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare.