Helikopterë të policisë së RMV-së kanë hedhur mbi 80 tonë ujë, vazhdon shuarja e zjarrit në Jakupicë, në afërsi të fshatit Bogomillë të Velesit

Sektori i njësitit të aviacionit pranë MPB-së po vepron në rajonin e malit Jakupicë, në afërsi të fshatit Bogomillë të Velesit ku me sukses janë shuar disa pesë nga zjarri që shpërtheu sot, no zjarri ende është aktiv dhe së bashku me zjarrfikësit nga Njësiti i zjarrfikësve Veles po ndërmerren masa plotësuese për shuarjen e tij, njofton Portalb.

“Pas kërkesës së marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza se për shkak të terrenit të pakalueshëm në pyll nevojitet të aktivizohen dy helikopterë të MPB-së, menjëherë është vepruar dhe helikopterët deri tani saktësisht kanë hedhur mbi 80 tonë ujë. Helikopteri Mi-171 për 25 herë ka hedhur mbi 60 tonë ujë, ndërsa helikopteri BELL 212 për 20 herë ka hedhur mbi 20 tonë ujë”, informojnë nga MPB-ja.