Guvernatori i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Presidenca e dërgoi emrin në Kuvend
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është dërguar emri i propozuar për guvernator në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut. Propozimi është dërguar nga presidentja Gordanda Siljanovska -Davkova, transmeton Portalb.mk.
“Ju informojmë se presidentja Gordana Siljanovska – Davkovka deri te Kuvendi ka propozuar Trajko Sllavevskin për guvernator në Bankën Popullore”, njoftuan nga Presidenca.
Presidenca theksoi se përzgjedhja ishte e vështirë, duke vlerësuar gjithë kandidatët e interesuar si kandidatë të denjë për këtë garë.
Ndryshe, në garën për guvernator në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut ishin edhe katër emra tjerë: Zoran Stravrevski, Anita Angellovska – Bezhovska, Maja Kadievska – Bojnoviq dhe Borçe Trenovski.
- LEXO: Siljanovska-Davkova e di se kë do të propozojë për guvernator të ardhshëm, por nuk do ta zbulojë deri nesër
- LEXO: Pesë kandidatë për guvernatorë në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Emri i guvernatorit të ardhshëm të Bankës Popullore të RMV-së do të dihet të hënën, ndërsa Kuvendi do ta zgjedhë atë të martën