Grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Rregulloren e punës, Nikollovska e hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit të 20 përqindëshit

Grupi punues për përgatitjen e propozim-nismën për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët dhe popujt e tjerë të përfshihen në aktin më të lartë juridik të shtetit, në seancën e sotme në Qeveri njëzëri miratoi Rregulloren e Punës, njoftoi kryetarja Margarita Caca-Nikollovska, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

“Rregullorja u miratua unanimisht dhe tani e tutje të gjitha rrethanat, problemet, elementet formale-juridike nuk do të jenë problem duke pasur parasysh qartësinë dhe saktësinë. Nesër ose pasnesër në stacionin e Ministrisë së Drejtësisë do të publikohet Rregullorja dhe publiku do të mund ta vlerësojë atë. E vlerësoj si të mirë, e vlerësoj si një bazë që jep mundësi për gjithçka që duhet të punojmë pa hyrë në disa diskutime që do ta vonojnë punën dhe nuk kemi shumë kohë. Ne nuk kemi vendosur asnjë afat, por ajo që është e rëndësishme është të kemi parasysh absolutisht të gjitha mundësitë që duhet të shfrytëzojmë në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të punojë sipas agjendës së tyre, në të cilën po hyjmë”, tha Nikollovska.

Nikollovska theksoi se grupi punues do të diskutojë vetëm për konkluzionet e Qeverisë, ndërsa për dokumentin ndërkombëtar që ka nënshkruar Maqedonia e Veriut, i cili depërton përmes përbërjes kornizë, përmes konkluzioneve të Kuvendit, përmes vendimit të Qeverisë dhe përmes zgjidhjeve që Ministri i Drejtësisë ka përgatitur për secilin nga anëtarët e grupit të punës. Ajo hodhi poshtë mundësinë që grupi punues të debatojë për ndërhyrje të tjera në Kushtetutë, në radhë të parë për ato që kanë të bëjnë me gjuhët e grupeve të tjera etnike dhe formulimin “20 përqind”, pra të zëvendësohet me “gjuhën shqipe”, që është kërkesë e një pjese nga partitë politike shqiptare.

Grupi punues për ndryshimet kushtetuese
Grupi punues për ndryshimet kushtetuese. Foto: Ministria e Drejtësisë

“Prioritet është që kjo të arrihet me kohë në mënyrë që shteti të prezantojë sa më shpejt rezultatet që ka marrë nga marrëveshja ndërkombëtare. Për momentin nuk do të hapen çështje të tjera për Kushtetutën. Kjo është diçka që duhet të plotësohet para së gjithash, të hartohet ai projekt-dokument, t’ia dorëzohet propozuesit që më pas do ta dorëzojë në Kuvend dhe segmenti politik tashmë është në pikëpyetje”, tha kryetarja e grupit punues.

Ajo tha se grupi do të mblidhet një herë në javë dhe vendimet do të merren me shumicën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve.

Grupi punues për përgatitjen e propozimit për iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, së bashku me bashkësitë tjera etnike, që është kusht për hapjen e klasterëve (kapitujve) në procesin e negociatave me BE-në, përbëhet nga 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë nga ekspertë, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre janë anëtarë të institucioneve.

Grupi punues për ndryshimet kushtetuese
Grupi punues për ndryshimet kushtetuese

Ekspertët në grupin punues janë:

  • Sali Murati – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese,
  • Margarita Caca Nikollovska – ish gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg,
  • Bajram Pollozhani – ish gjyqtar kushtetues dhe profesor i së Drejtës Kushtetuese,
  • Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese,
  • Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e EJL,
  • Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”,
  • Elena Mihaillova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”,
  • Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e EJL,
  • Jagoda Mitrevska – profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav,
  • Marija Pandevska – profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare.

Anëtarët e grupit të punues nga partitë janë:

  • Cvetanka Ivanova – LSDM,
  • Arbër Ademi – BDI,
  • Remzi Mehmedi – ASh,
  • Sonja Mirakovska – PRSD,
  • Nano Ruzhin – PLD,
  • Hrista Najdanov – RDM,
  • Temelko Risteski – Partia e pensionistëve,
  • Rametulla Kuqi – PDSH,
  • Eran Kurtis – Partia për Lëvizjen e Turqve,
  • Bejxhan Iljas– Partia Demokratike e Turqve.

Anëtarët e grupit të punës të propozuar nga institucionet janë:

  • Aleksandar Spasov – Zyra e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Dragan Tilev – Sekretariati për Çështje Evropiane,
  • Shpend Sadiki – Ministria e Punëve të Jashtme.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.