U mbajt “Parada e Maturës” në Shkup
Mesditën e sotme në sheshin “Maqedonia”, për të 14-tën herë maturantët e shkollave të Shkupit luajtën kadrilin e Shtrausit. Në të njëjtën kohë, maturantët luajtën edhe në disa qytete të vendit, transmeton Portalb.mk.
Ky manifestim tradicionalisht mbahet çdo vit, i njëjti është nën patronatin e Qytetit të Shkupit, ndërsa organizohet nga shoqata Drejtoria për Kulturë dhe Art në Shkup dhe Klubi sportiv i vallëzimit “Ritam Plus”.
Së bashku me maturantët e vendit, luajtën bashkëmoshatarët e tyre nga dhjetëra qytete të Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Turqisë, Hungarisë e të tjera.

LEXO: “Parada e maturës” sivjet në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të mbahet më 19 maj