Google prezantoi një model AI të hapur

Google lançoi një model të ri AI të hapur quajtur Gemma, për të cilin thotë se është ndërtuar duke përdorur të njëjtën teknologji kërkimore shfrytëzuar për krijimin e modeleve Gemini AI, raporton PCW. Kompania thotë se Gemma është kontributi i Google për komunitetin dhe do tu vijë në ndihmë zhvilluesve të ndërtojnë AI të përgjegjshme.

Krahas Gemma prezantoi edhe Responsible Generative AI Toolkit e cila përmban një mjet debugging si dhe një guidë me praktikat më të mira të zhvillimit AI bazuar në eksperiencën e Google.

Google do ta ofrojë Gemma në dy madhësi të ndryshme – Gemma 2B dhe Gemma 7B – ku që të dyja vinë me udhëzuesit përkatës dhe mund të instalohen direkt në laptopin apo kompjuterin e një zhvilluesi.

Kompania thotë se Gemma tejkalon disa modele shumë të mëdha në testime dhe janë më të avancuar sesa modelet e tjera të hapura.

Google planifikon të prezatojë më shumë variante të Gemma në të ardhmen për një gamë të gjerë aplikimesh.