Google lançon rivalin e Microsoft Copilot në aplikacionet Workspace

Google lançoi ditën e Mërkure asistenti Duet AI në aplikacionet e Workspace përfshirë Gmail, Drive, Slides, Docs etj. Teknologjia e Duet ka qenë në testim prej kohësh tha kompania me më shumë se 1 milionë njerëz t cilët po përdorin asistentin virtual të Google. Tashmë po vjen në aplikacionet e Google Workspace, transmeton PCW.

Kompania prezantoi Duet AI në konferencën e zhvilluesve I/O në fillim të vitit duke folur për funksionalitetet dhe ndihmën e madhe që ju jep përdoruesve të aplikacioneve të Google.

Mund ti kërkoni Duet që të shndërrojë një Google Docs në Slides apo të krijojë një diagrame nga të dhënat e një databaze. Duet mund të përdoret edhe si mjet kreative siç është shkrimi i email-eve, gjenerimi i imazheve dhe kontrolli i gramatikës.

Gjithashtu mund të përdoret në Drive për të gjetur gjëra, për të bërë përmbledhje të dokumenteve e shumë të tjera. Në Google Meet Duet AI do të rregullojë ndriçimin dhe të përmirësoi audion së bashku me përmbledhje automatike të takimeve.

E gjitha kjo do të kushtojë: Google tarifon 30 dollarë për përdorues për qasjen në Duet, të paktën për organizatat e mëdha. Me Duet Google konkurron drejtpërdrejtë me Microsoft dhe mjetin e saj Copilot.