Rënie e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut, në disa sektorë pati edhe rritje

Në korrik të këtij viti është regjistruar ulje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut për 1.8 %, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit korrik të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 13.5%, në sektorin Industri përpunuese për 1.2%, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 8.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në bazë të grupeve, prodhimi ka shënuar rritje të Prodhimet kapitale për 28 %.

Periudha prej muajit janar deri në korrik të këtij viti, megjithatë ka shënuar rritje të prodhimit industrial për një përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Në tregtinë me produkte joushqimore është regjistruar 7.6 përqind rritje e qarkullimit tregtar, ndërsa për 4.2 % kemi ulje të qarkullimit tr etrgetia me pakicë e produkteve ushqimoreore, pijeve dhe duhanit. Rënie më e ulët e qarkullimit në tregtinë me pakicë e kemi te karbuarenter për automobila, 20.6 %.