“Goditje” demografike: Shumica e komunave në RMV me më pak të porsalindur sesa të vdekur
Në Tetovë dhe Strugë ka më pak lindje të gjalla, mirëpo Tetova ende “mbahet” në zonën me rritje natyrore pozitive në tre muajt e parë të këtij viti. Të dhënat përfundimtare nga statistikanët tregojnë se viti i kaluar ishte edhe më dëshpërues se viti 2023 në aspekt demografik, me një rritje natyrore negative prej 4,140 vdekjesh më shumë sesa lindje, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk.
Situata me të porsalindurit dhe rritjen natyrore në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër…
Trendi i rritjes natyrore negative nuk ndalet. Vendi po përballet me një nga problemet më urgjente demografike, më shumë vdekje sesa lindje. Statistikat tregojnë të dhëna negative si në fillim të këtij viti kalendarik ashtu edhe në fund të vitit të kaluar.
Në territorin e Komunës së Tetovës, e cila konsiderohet si një nga më të mëdhatë për sa i përket popullsisë, vitin e kaluar u regjistruan 779 lindje të gjalla, që është 85 më pak se në vitin 2023. Edhe në Komunën e Strugës numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se në vitin 2024, por me një ndryshim shumë të vogël, vitin e kaluar, u regjistruan 475 lindje të gjalla, ndërsa në vitin 2023, 483 të porsalindur.
Në Komuna e Gostivarit Vitin e kaluar, lindën 23 fëmijë më shumë krahasuar me vitin 2023, me 500 lindje të gjalla të regjistruara në vitin 2024. Ky trend është regjistruar edhe në Komunën e Dibrës, ku vitin e kaluar lindën 159 fëmijë, që është 13 më shumë se në vitin 2023 kur u regjistruan 146 të porsalindur, dhe në Çair, ku vitin e kaluar lindën 17 fëmijë më shumë krahasuar me vitin 2023.

Portalb.mk bëri një analizë të detajuar të bazës së të dhënave statistikore të Entit Statistikor me qëllim që të bëjë renditjen e komunave me numrin më të lartë dhe më të ulët të të porsalindurve.
Të dhënat tregojnë se në vitin 2024, Shkupi kishte 5,498 lindje të gjalla, i ndjekur nga Komuna e Çairit me 898 dhe Aerodromit me 638 fëmijë të lindur. Jashtë rajonit të Shkupit, numri më i lartë i lindjeve të gjalla në vitin 2024 ishte në Kumanovë 884, në Manastir 651 dhe në Tetovë, 779. Nga ana tjetër, në Osllomej, Zajas, Drugovë dhe Vraneshticë vitin e kaluar nuk u regjistrua asnjë lindje e gjallë.
“Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40,4%, ndërsa Rajoni Lindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 5,8%. Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në numrin e përgjithshëm të vdekjeve, sipas rajoneve, me 30,3%, ndërsa Rajoni Verilindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 8,0%”, njoftoi Enti Statistikor.
Edhe në fillim të vitit “rritje natyrore negative”
Pavarësisht faktit se në disa komuna është regjistruar një rritje e numrit të të porsalindurve, të dhënat e reja për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se shumica e komunave po përballen me një rritje natyrore negative – më shumë të vdekur sesa të porsalindur.

Në tre muajt e parë të këtij viti, Komuna e Tetovës, e cila ka një numër më të ulët të lindjeve të gjalla në bazë vjetore, megjithatë, është në “zonë” pozitive me rritje natyrore, me 24 të porsalindur, Dibra me 2, dhe Çairi me 36 të porsalindur më shumë sesa të vdekur.
Por, situata me rritje natyrore negative dominon në një numër të madh komunash në vend. Në Gostivar në tremujorin e parë, rritja negative ishte 48 persona, ndërsa në komunën e Strugës 13. Në tremujorin e parë të këtij viti, Shkupi, Kumanova, Prilepi, Manastiri dhe Velesi kanë rritje negative treshifrore kanë, ndërsa në zonën pozitive janë Saraji, Çairi, Shuto Orizari, Gostivari, Haraçina, Dibra, Zhelina, Petroveci, Tetova, Sopishteja dhe Çashka.