Gjysmëmaturantët do të mund të aplikojnë deri në fund të muajit për regjistrim në gjimnazin për matematikë dhe informatikë

Aplikimi për t’u regjistruar në gjimnazin e matematikës dhe informatikës në Maqedoninë e Veriut do të jetë i mundshëm për semimaturantët deri më 30 maj, për të vazhduar pastaj me dy testime, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit e klasave të nënta do të mund të regjistrohen në këtë gjimnaz në rast se arsimin fillor e kanë me sukses të përgjithshëm 4.5 prej klasës së gjatë deri në të nëntën, ashtu që në matematikë dhe fizikë të kenë notën 5.

Vërtetimi për kalimin me sukses të provimit pranues gjithashtu është një dokument i nevojshëm për t’u regjistruar në këtë gjimnaz për vitin shkollor 2023/24. Provimi në matematikë do të jetë më 1 qershor, ndërsa në matematikë më 5 qershor.

“Provimi pranues përmban dhënien e testeve në përputhje me programet mësimore në matematikë nga klasa e VI deri në IX dhe programet mësimore në fizikë për klasën e VIII dhe IX. Kandidati/kandidatja kontrollohet me shkrim, me dy teste të veçanta në matematikë dhe fizikë, dhe secila prej tyre duhet të përmbajë katër detyra me përgjigje të ofruara, katër detyra me mbledhje dhe katër detyra me procedurë të plotë zgjidhjeje”, sqarojnë nga Ministria.