Pjesëmarrje e madhe në zgjedhjet në Turqi
Miliona turq kanë votuar për të ardhmen e vendit të tyre duke votuar Rexhep Tajip Erdogan ose Kemal Kiliçdaroglu. Analistët kanë argumentuar se në zgjedhjet e këtij viti në Turqi, pjesëmarrja e zgjedhjeve të mëparshme që arriti në 86%, mund të tejkalohet, raporton ABC.
Pamjet nga qendrat e votimit konfirmojnë këtë pritshmëri pasi edhe persona me karroca apo barela mbërritën në qendrat e votimit për të mbështetur një nga dy “gladiatorët”.
Rasti i tillë është 112-vjeçarja Gulu Dogan, gruaja më e vjetër në provincën Gumusan të Detit të Zi, e cila këmbënguli të shkonte të votonte vetë dhe jo përmes një aplikacionit nëpërmjet celularit.
Një tjetër grua shkoi të votonte, ndërsa djali i saj i mbante bombolën e oksigjenit. Anëtarët e komisionit zgjedhor u regjistruan duke shkuar në qendrat e votimit në azile ose të shtrirë në shtrat, në mënyrë që ata të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.
Një 84-vjeçar ka shkuar me ambulancë për të votuar.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00 dhe më pas do të fillojë numërimi në prani të qindra vëzhguesve si nga OJQ-të turke ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare si Këshilli i Europës.
Vihet re se sipas legjislacionit turk, është e ndaluar shpallja e rezultateve të zgjedhjeve deri në orën 21:00 me orën lokale. Presidenti i Turqisë, i cili sondazhet tregojnë se ka shumë gjasa të mposhtet për herë të parë në 20 vjet, votoi në një shkollë të mesme në lagjen Uskundar të Stambollit me gruan e tij, Emine.
Me të mbërritur në shkollë, Erdogan ka përshëndetur mbështetësit e tij, ndërsa është fotografuar me fëmijët e vegjël që ndodheshin aty, të cilëve u ka dhënë edhe para.
Kilicdaroglu votoi në shkollën fillore Arjantin në Ankara me gruan e tij, nën masa të rrepta sigurie. Për shumicën e analistëve, kjo është një garë e ngushtë zgjedhore.
Megjithatë, katalizatorët e garës elektorale përfshijnë votën e të rinjve, preferencën elektorale të emigrantëve turq, por edhe zgjedhjen përfundimtare të shtresës së mesme.
Tashmë në mesin e javës përfundoi procesi i votimit për mërgimtarët turq, i cili kishte nisur që prej 27 prillit, me pjesëmarrje të paprecedentë, shumë më të lartë se 50% në zgjedhjet presidenciale të 2018.
Në të njëjtën kohë, në elektorat janë pjesë, sipas autoritetit zgjedhor turk, 167 mijë sirianë, të cilët kanë krijuar të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.
Vetëm në Gjermani votuan gati 642,000 qytetarë me origjinë turke. Shumica atje tradicionalisht anon në favor të Erdoganit, i cili fitoi 64.8% të votuesve turq në në 2018.
Një pikë kyçe mbeten gjithashtu të rinjtë, pasi llogaritet se 6 milionë votues turq do të votojnë për herë të parë këtë vit, që do të thotë afërsisht 10% të elektoratit. Një rol të rëndësishëm pritet të luajë vota e kurdëve, e cila ka të bëjë me 6 milionë votues, shumica e të cilëve janë konservatorë.