Gjykata Supreme vendosi që rasti i Koçanit të gjykohet në Shkup
Këshilli për Vepra Penale i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot miratoi vendim me të cilin përcakton Gjykatën Themelore Penale në Shkup si gjykatë me kompetencë lëndore dhe territoriale për procedurën e Gjykatës Themelore Koçani të themeluar në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në diskotekën “Puls”, transmeton Portalb.mk.
Kujtojmë se, zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.
Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.
- LEXO: Kryqi i Kuq kreu pagesën e fundit prej mbi 39 milionë denarësh të ndihmës financiare për të prekurit nga zjarri në Koçani
- LEXO: 34 persona fizikë dhe tre personash juridikë janë akuzuar për zjarrin në Koçan, procedura për dy ish-ministra është ndërprerë
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 62 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj