Gjigantët e teknologjisë duhet ti nënshtrohen ligjit të ri Evropian për tregjet digjitale

Shtatë kompania, shumica e të cilave janë gjigantë Amerikanë të teknologjisë kanë njoftuar Komisionin Evropian se ato përmbushin kriteret për të klasifikuar si “portierë” nën Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA), raporton PCW. Alphabet, Amazon, Apple, ByteDance, Meta, Microsoft dhe Samsung kanë deklaruar se përmbushin kriteret e Bashkimit Evropian për tu konsideruar të tillë kur ligji të hyjë në fuqi.

Sipas Reuters, Booking.com gjithashtu pret që do të fitojë këtë status deri në fund të vitit dhe do të njoftojë autoritetet.

Portierët janë kompanitë me të ardhura vjetore prej të paktën 7.5 miliardë euro në tre vitet e fundit financiare dhe vlera të të cilët kapërcen 75 miliardë euro.

Gjithashtu ato duhet tu shërbejnë të paktën 45 milionë qytetarëve Evropianë që të konsiderohen portierë dhe mbi 10 mijë përdorues aktivë biznesi në tre vitet e fundit.

Këto kritere janë dizajnuar për të përfshirë disa prej lojtarëve më të mëdhenj në këtë industri. Nën DMA-në, portierët do të ndalohen nga favorizimi i shërbimeve të tyre mbi rivalët apo nga përpjekje për të kyçur përdoruesit në ekosistemet e tyre.

Kjo do të lejonte palët e tretë të ndërveprojnë me shërbimet e tyre. Në rastin e Apple dhe Google do të thotë se ta nuk mund të parandalojnë zhvilluesit të përdorin sisteme të ndryshme pagesash nga ato që ofrojnë vetë.

Do të thoshte ndryshime të mëdha në ekosistemin e kopanisë ndërsa në Dhjetor të vitit të kaluar Bloomberg tha se gjiganti i iPhone ishte gati të lejonte dyqanet e aplikacioneve nga palët e treta në iOS 17.