Gati një vit pas zgjedhjeve disa komuna ende nuk i kanë paguar këshillat zgjedhorë

Pothuajse dhjetë muaj pas zgjedhjeve lokale, anëtarët e këshillave zgjedhorë në pesë komuna ende nuk i kanë marrë kompensimet, ndërsa në gjashtë komuna pagesa është kryer pjesërisht, transmeton Portalb.mk.

Pagesat nuk janë kryer në komunat Strumicë, Kriva Pallankë, Vallandovë, Mogillë, Çeshinovë-Obleshevë.

“Përveç njoftimeve drejtuar komunave, që janë bërë disa herë, vitin e kaluar me qëllim që të planifikonin me kohë mjete për këtë qëllim në buxhetet komunale, si dhe këtë vit përmes disa shkresave, KSHZ-ja nuk ka kompetenca të tjera dhe as mekanizëm për të vepruar lidhur me detyrimet ligjore për pagesën e kompensimeve të organeve zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025”, thanë nga KSHZ.

Për shkak të këtyre rasteve, ata tashmë kanë propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor.

“Propozojmë që KSHZ-ja ta marrë plotësisht përsipër pagesën e kompensimeve për të gjitha organet zgjedhore, për të gjitha llojet e zgjedhjeve dhe referendumet. Në rastin e fundit pamë se mënyra aktuale e ndarjes së kompetencave ndërmjet KSHZ-së dhe komunave krijon vonesa të panevojshme”, thonë nga KSHZ.

Ndryshe, në maj të këtij viti KSHZ-ja siguroi pagesën e kompensimeve për 11 komuna me llogari të bllokuara.

Zgjedhjet e rregullta lokale un mbajtën më 19 tetor 2025 (rrethi i parë) dhe 2 nëntor 2025 (rrethi i dytë). Ndërsa më 11 janar u mbajtën zgjedhjet e përsëritura në katër komuna.