Garevski, i cili po bën inspektimet: Nga zjarri në Sallën Universale në kupolë ka disa elementë bymyes dhe ata janë më kritikë

Dëmet më të mëdha nga zjarri i Sallës Universale janë te kupola, ku ka 6-7 elementë të bymyer, thotë Mihail Garevski nga Instituti për ndërtesa rezistente sizmike dhe ndryshime klimatike. Instituti privat i Garevskit u zgjodh nga kompania kontraktore “Universal-Balkan” për të kryer hetime për të parë nëse struktura e çelikut është dëmtuar nga zjarri, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me një vinç 30 metra kemi bërë një ekspertizë vizuale të detajuar në pikën më të lartë të kupolës. Arritëm në përfundimin se zjarri ishte më i madhi te unaza, pra te kupola, aty është djegur më së shumti. Ka 6-7 elementë të bymyer në unazë, këto janë më kritikët dhe do të duhet të shihen nëse duhet të hiqen dhe zëvendësohen. Në unazën e sipërme shënuam për ekzaminim një element tërthor i cili nuk është i deformuar por është shkrepur dhe do të dërgohet në laborator për të parë se sa është ngarkesa në tërheqje dhe për të vlerësuar nëse struktura e çelikut ka humbur apo ka ruajtur kapacitetin e saj të ngarkesës. Brenda 10 ditësh do të dihen rezultatet e sakta të ekzaminimit”, thotë Garevski.

Salla Universale mori flakë më 9 prill, vetëm një muaj pasi rindërtimi rifilloi pas një ndërprerje dyvjeçare. Menjëherë pas rënies së zjarrit kompania e ndërtimit “Universal-Balkan” tha se me gjasë ka marrë flakë një kabllo e vjetër apo një instalacion i vjetër.

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska pak ditë pas zjarrit tha se ekspertët e Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike IITS-it dhe Fakultetit të Ndërtimtarisë do të bëjnë ekzaminime në konstruksionin prej çeliku për të parë nëse është dëmtuar. Megjithatë, IITS dhe Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit nuk janë përfshirë në inspektime.