Qeveria e Maqedonisë së Veriut me premtim të ri rreth ndërtimit të Sallës Universale

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut përsëri ka filluar procesin e rikonstruktimit të Sallës Universale në Shkup. Ata premtuan se deri në dhjetor të vitit 2027-të do të përfundojë rikonstruktimi, transmeton Portalb.mk.

“Projekti do të realizohet përmes principit “me çelës në dorë”, dhe përfundimi i rindërtimit është planifikuar deri në dhjetor të vitit 2027-të. Me pamjen e re të Sallës Universale, qyteti do të marrë një institucioni kulturor moderne, funksional dhe përfaqësues”, premtoi ministri Zoran Lutkov.

Ministri Lutkov ishte i shoqëruar nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Shkupit, Orce Gejorgjievski. Ai sqaroi që procedura për zgjedhjen e kontraktuesit ka përfunduar me sukses.

Salla Universale duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2027, në mënyrë që në vitin 2028 të jetë gati për zbatimin e programit për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës”.

Salla Universale u përfshi nga flakët më 9 prill të vitit 2024, vetëm një muaj pasi rifilluan punimet për rindërtimin e saj. Ajo filloi të rinovohej drejt fundit të mandatit të ish-kryetarit të Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në vitin 2021. Me ardhjen e Danella Arsovskës, si kryetare e kryeqytetit, puna u ndal dhe asgjë nuk u bë për dy vjet.  

Pastaj, me vendim të Qeverisë, ndërsa Bisera Kostadinovska-Stojçevska ishte ministre e Kulturës, Ministria përkatëse e mori sallën nga Qyteti i Shkupit dhe rindërtimi vazhdoi, i cili më pas u ndal nga zjarri.