Kostadinovska-Stojçevska: Rindërtimi i sallës Universale do të vazhdojë pas përfundimit të hetimeve

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pas zjarrit që përfshiu sallën Universale, tha sot se Ministria e Kulturës është në pritje të konstatimeve nga Prokuroria Publike, MPB, dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe bëri thirrje që të mos përhapen spekulime në informacionin zyrtar për shkaqet dhe dëmet nga zjarri, transmeton Portalb.mk.

“Për një gjë dua ta siguroj opinionin, se pas përfundimit të këtij procesi do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe do të ndërtohet sSalla Universale dhe do t’u kthehet qytetarëve të Shkupit”, tha ministrja e Kulturës dhe shtoi se ajo që ndodhi me sallën Universale, për fat të keq, është një tablo shkatërruese për të gjithë.

Kostadinovska-Stojçevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shprehu keqardhjen e saj për situatën, sepse, siç tha, edhe si ministre e Kulturës edhe si Ministri, kanë kaluar një proces dyvjeçar të bindjes me Qytetin e Shkupit që qeverisja lokale të njohë rëndësinë e ndërtesës dhe të mos pësojë ndryshimet atmosferike që ka pësuar.

“Ajo që kemi parashikuar përmes informacionit të Qeverisë është se përfundimi i rinovimit të objektit është në fund të vitit 2027. Megjithatë, shpresoj që ai proces të përshpejtohet sepse salla Universale, siç e kemi thënë që në fillim, na duhet”, tha ministrja e Kulturës, e cila ritheksoi se pas marrjes së të gjitha gjetjeve përkatëse, ndërtimi mund të vazhdojë.

Ministria e Kulturës do të vazhdojë me aktivitetet për të respektuar afatin e përcaktuar, për t’ua kthyer sallën Universale banorëve të Shkupit dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se dje Prokuroria Themelore Publike Shkup filloi hetimin për zjarrin në sallën Universale në Shkup

Zjarri kaploi Sallën Universale në Shkup më 9 prill. Kupola që u vendos pikërisht dy javët paraprake u dogj. Nuk ka viktima apo të lënduar.