FShIIK me maratonë drejt Qeverisë në shenjë proteste për shkak të mungesës së objektit

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FShIIK) njoftoi se me rastin e përvjetorit 13-vjeçar të ekzistencës, nesër më 2 prill do të zhvillojë garë ditëlindjeje. Maratona do të nisë nga parku i Qytetit, ndërsa qëllimi i fundi është Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Sipas FShIIK, ky do të jetë akt simbolik me të cilin fakulteti dëshiron të rritë vetëdijen për problemin e mungesës së hapësirës adekuate arsimore për studentët.

“Përfundimi i garës para Qeverisë do të jetë fillimi i një proteste paqësore, ku do të tregojmë se numri i studentëve të prekur është i madh dhe se kërkesa për përmirësimin e kushteve është urgjente dhe e nevojshme”, tha FShIIK.

Më 21 mars, studentët dhe profesorët e FShIIK-ut protestuan para ndërtesës së pushtetit ekzekutiv dhe kërkuan që shteti të angazhohet më aktivisht në trajtimin e një prej problemeve më të mëdha të fakultetit – mungesës së hapësirës për të akomoduar gati 5.000 studentë.

Pas protestës, qeveria njoftoi se “po punohet në mënyrë aktive për tejkalimin e problemit”. Qeveria e sheh zgjidhjen afatgjatë në objektin, i cili filloi ndërtimin në vitin 2015, por ndërtimi i të cilit u ndal pasi kompania përgjegjëse për ndërtimin falimentoi.

Zgjidhja afatshkurtër, thanë ata, do të gjendet në takimin e përfaqësuesve të Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta dhe FShIIK.

Kujtojmë se me 21 mars, me pankarta, ekspozitë dhe ligjëratë në ambient të hapur, disa qindra studentë dhe profesorë të fakultetit me numrin më të madh të studentëve në Maqedoninë e Veriut – Fakulteti i Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK), e ngritën zërin përpara Qeverisë dhe kërkuan nga shteti që të angazhohet në mënyrë proatkive në menaxhimin me njërën prej sfidave më të mëdha për institucionin – mungesën e hapësirë për akomodim të thuajse 5.000 studentëve.

Kujtojmë se ndërtesa e paralajmëruar prej kohësh që duhet të marrë fakulteti dhe që filloi të ndërtohej në Kampusin Social të UKM-së, mbeti e papërfunduar. Shpresat se ndërtimi do të rifillonte u rritën vitin e kaluar, por u shuan përsëri kur kjo nuk ndodhi.

Buxheti për vitin 2024 nuk parashikon mjete për vazhdimin e ndërtimit të objektit të FShIIK-ut dhe fqinjit të tij – Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë (FKFSSh).