Fronti Evropian do të paraqesë në Kuvendin e RMV-së ndryshime të Kodit Penal me të cilin do të sanksionohet mohimi i gjenocidit në Srebrenicë
Lidhja Demokratike Boshnjake, edhe pse jashtë Kuvendit, synon të iniciojë përmes deputetëve të Frontit Evropian ndryshime në Kodin Penal, për të garantuar ndalimin dhe sanksionimin e çdo mohim apo minimizim të gjenocidit në Srebrenicë ndaj popullit boshnjak, transmeton Portalb.mk.
“Propozimi për ndryshimin e Kodit Penal kërkon që, në paragrafin 3 të Nenit 407 A, pas fjalës Holokaust, të shtohen fjalët “gjenocidi në Srebrenicë”, d.m.th., ashtu si gjenocidi i kryer kundër hebrenjve ka emrin “Holokaust”, ashtu edhe ne kërkojmë që gjenocidi i kryer kundër nesh në vitin 1995 të ketë emrin “gjenocid në Srebrenicë” tha Faruk Hasiq, kryetar i LDB.
Në prill të vitit të kaluar, Lidhja Demokratike Boshnjake dorëzoi një kallëzim penal ndaj Ivan Stoilkoviçit, duke e akuzuar për mohimin dhe përqeshjen e gjenocidit në Srebrenicë, të cilin ai e kishte cilësuar si një “Disneyland nekrofil”. Prokuroria vendosi të mos e pranojë padinë.
M30 vite më parë, më 11 korrik1 995, në Srebrenicë dhe zonat përreth, forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.300 boshnjakë.
Në Qendrën Përkujtimore Potoçari vitin e kaluar u varrosen mbetjet mortore të 14 viktimave të gjenocidit. Viktima më e re që do të varroset është 17 vjeç, ndërkaq më e vjetra 68.