Fondi i Shëndetësisë në RMV zbuloi parregullsi në pothuajse 20% të pushimeve mjekësore të punonjësve në MPB

Përgjegjës në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), kryen kontroll të përdorimit të pushimit mjekësor midis punonjësve të policisë, i cili zbuloi se 29 persona, ose rreth 37 përqind e atyre që u kontrolluan, kishin parregullsi. Siç raportohet nga FSSH, këta persona përdorën 236 pushime mjekësore, nga të cilat 100 u vlerësuan si të lëshuara në mënyrë të parregullt. Në total, u përcaktuan parregullsi në 19.5 përqind të të gjitha pushimeve mjekësore të analizuara, transmeton Portalb.mk.

U zbuluan parregullsi si tek personat e siguruar ashtu edhe tek institucionet shëndetësore dhe komisionet mjekësore.

Siç u tha, 80 persona të siguruar ishin të mbuluar me një total prej 514 pushime mjekësore të regjistruara. Nga këto, 258 zgjatën deri në shtatë ditë, 171 deri në 15 ditë, ndërsa 83 pushime mjekësore zgjatën 30 ose më shumë ditë. Arsyet më të zakonshme për hapjen e pushimit mjekësore ishin sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (82 raste), sëmundjet muskuloskeletale (69 raste) dhe sëmundjet e sistemit tretës (45 raste).

Përveç të siguruarve, u kontrolluan edhe 105 institucione shëndetësore private, kryesisht praktika të mjekësisë së përgjithshme. Parregullsi u gjetën në 29 institucione, kryesisht tek mjekët amë. Parregullsi u gjetën tek tre specialistë në sektorin publik të shëndetit, si dhe në dy komisione mjekësore.

Shkeljet më të zakonshme janë moskryerja e procedurave të detyrueshme diagnostikuese në përputhje me rregulloren, si dhe tejkalimi i afateve të lejuara për pushim mjekësor.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore informon se për parregullsitë e identifikuara, janë duke u zhvilluar procedura për vendosjen e gjobave në shumën totale prej 1.2 milion denarësh.

“Kontrollet janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të luftuar abuzimet e sistemit të paaftësisë së përkohshme në sektorin publik, ku vitet e fundit ka pasur dyshime të shtuara për parregullsi. FSSH do të vazhdojë me kontrolle të intensifikuara, me qëllim zbatimin konsistent të rregulloreve dhe mbrojtjen e fondeve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor”, tha Fondi në një deklaratë.

Kujtojmë se nga kontrollet që kreu bashkë Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në fund të vitit të kaluar, në 49 institucione private shëndetësore (ISHP) – gjinekologë amë, u gjetën parregullsi në madje 23, ose 46 përqind.