Filmi “The Beginning” i Agim Abdullait shfaqet në Zvicër si një ndër filmat më të mirë të Maqedonisë së Veriut

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Friborg (FIFF) për këtë vit ka zgjedhur Maqedoninë e Veriut si subjekt të seksionit “New Territory”. Në përzgjedhjen e filmave është dhe filmi i metrazhit të shkurtër ‘’ Fillimi ( The beginning)’’ i regjisorit nga Tetova Agim Abdullait, njofton Portalb.mk.

Afishe e filmit
Afishe e filmit

‘’Filmi ynë i metrazhit të shkurtër “The Beginning” është përzgjedhur në mesin e filmave më të mirë të kinematografisë bashkëkohore të Maqedonisë në tre dekadat e fundit që do të shfaqen në edicionin e 38-të të festivalit “Fribourg International Film Festival” në Zvicër! Falënderues pafund për të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këtë film’’, shkruan kështu regjisor i filmit Agim Abdullai i cili ndau me entuziazëm lajmin.

Filmi i metrazhit të shkurtër “The Beginning” (shiko TRILERIN këtu) me regji të Agim Abdullait nga produksioni “Galaktika Pictures”, është një triler psikologjik i xhiruar në një kuadër (one take). Në ketë film flitet për egon njerëzore e cila ne disa situate tejkalon çdo limit, dhe në momentin kur protagonisti mendon që te gjithë i janë bërë pengesë dhe ia zënë rrugën e kupton se ai ka përjetuar një krizë të rendë psikologjike dhe në fakt ai vet ka qenë pengesa kryesore për krejt situatën ku ndodhet. Në rolet kryesore në filmin ‘’The Beginning’’ luajnë: Naser Rafuna, Amernis Nokshiqi dhe Mirsad Abazi. Në rolet tjera: Fatmire Sherifi, Agan Abdullai, Lina Abdullai. Producentë: Bunjamin Kurtishi dhe Fidush Aliu.

FIFF për herë të parë në botë, po përfshin kinemanë e Maqedonisë së Veriut ku do të shfaqen 10 filma të metrazhit të gjatë dhe shtatë filma të shkurtër nga prodhimet e realizuara në tre dekada na Maqedoninë e Veriut. Regjisorët e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë gjithashtu në edicionin e 38-të të FIFF, i cili do të zgjasë nga 15 deri më 24 mars 2024. Filmat tjerë të përzgjedhur janë si më poshtë:

Filma të metrazhit të gjatë

  • Before the Rain (Pred dozhdot), Milcho Manchevski, 1994
  • The Great Water (Golemata Voda), Ivo Trajkov, 2003
  • Balkan Is Not Dead (Balkanot ne e mrtov), Aleksandar Popovski, 2012
  • Secret Ingredient (Tajnata sostojka), Gjorce Stavreski, 2017
  • God Exists, Her Name Is Petrunya (Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija), Teona Strugar Mitevska, 2019
  • The Happiest Man in the World (Najsrekjniot Chovek na Svetot), Teona Strugar Mitevska, 2022
  • Snow White Dies at the End (Snežana na krajot umira), Kristijan Risteski, 2022
  • Housekeeping for Beginners (Domakinstvo za Pocetnici), Goran Stolevski, 2023

Filma dokumentarë

  • Honeyland (Medena zemja), Tamara Kotevska, Ljubo Stefanov, 2019
  • New Era Old Dilemma (Stara dilema, nova era), Sabidin Aliu, 2023

Filma të metrazhit të shkurtër

  • Elena, Dina Duma, 2016
  • Fighting for Death, Eleonora Veninova, 2016
  • The Beginning, Agim Abdula, 2018
  • Sticker, Georgi Unkovski, 2020
  • The North Pole, Marija Apcevska, 2021
  • Only the Devil Hates Water, Lidija Mojsovska, 2022
  • A Tone of Ice Cream, Sandra Gjeorgjieva, 2023