Filmi “Krejt e Thirrin Rexhën” do të shfaqet në Pekin, në kuadër të panoramës së filmit të Maqedonisë së Veriut në Kinë
Filmi “Krejt e thirrin Rexhen” me regji të Ibër Dearit është përzgjedhur të marrë pjesë në Panoramën e Filmit të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet nga 5 deri më 14 qershor 2026 në Pekin, shkruan Portalb.mk.
Ngjarja organizohet në bashkëpunim me institucione kulturore dhe kinematografike të Kinës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shfaqjet do të zhvillohen në Dolby Cinema Beijing, një nga kinematë më prestigjioze të kryeqytetit kinez.
Në kuadër të panoramës do të prezantohen disa nga filmat më të njohur të kinemasë maqedonase, përfshirë “Honeyland”, “Before the Rain”, “DJ Ahmet”, “Jon Vardar vs the Galaxy”, “Pipi and Muto”, “Silent Cinema” dhe “Të Gjithë e Thërrasin Rexhon”.
Pjesëmarrja e filmit në këtë program përfaqëson një mundësi të rëndësishme për prezantimin e kinemasë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë së Veriut para publikut kinez, duke e vendosur filmin në mesin e veprave që përfaqësojnë vendin në një nga tregjet më të mëdha filmike në botë.
“Të Gjithë e Thërrasin Rexhon”, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen në festivale ndërkombëtare dhe ka fituar çmime të rëndësishme, vazhdon rrugëtimin e tij ndërkombëtar me këtë prezantim në Pekin.
Panorama e Filmit të Maqedonisë së Veriut në Pekin do të zhvillohet nga 5 deri më 14 qershor 2026, duke sjellë para publikut kinez një përzgjedhje të veçantë të filmave bashkëkohorë dhe klasikë nga vendi.