Filloi ndryshimi i Statutit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë
Sot në Shkup filloi procesi i ndryshimit të Statutit të Federatës, një nismë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, e mbështetur nga dy strukturat kryesore ndërkombëtare në futboll, UEFA dhe FIFA, transmeton Portalb.mk.
“Janë formuar grupet e punës të përbëra nga përfaqësuesit e FFM-së, UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët aktivisht punojnë në përpunimin e draft-versionet e para në Statutin e ri”, njoftoi FFM-ja, duke vlerësuar që ndryshimet do të krijojnë një federatë më modern dhe funksionale.
Në ekipet e punës është përfshirë Mariana Trandafir, Enio Bovolenta, Denis Bastari dhe Emili Dom.
Kryetari i FFM-së, Masar Omeragiq, pret që deri në fillim të vitit 2026-të, Federata pas 15 vjetëve do të ketë Statut të ri të miratuar.