Ilir Loku në OpenMic: Na mungon dora e profesionalizmit ndaj kërcimit, të rinjtë nuk janë aq serioz
Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me Ilir Lokun, koreograf dhe kërcimtar.
Me Ilirin biseduam rreth mbështetjes institucionale që i jepet kërcimit në vend dhe në përgjithësi vlerësimit të kërcimit në shoqërinë tonë.
“Fatkeqësisht në shekullin 21 ne ende nuk kemi një koreograf të diplomuar, fajtorë për këtë janë paraardhësit tanë”, tha mes tjerash Loku.
Gjithashtu, me Ilirin folëm mbi motivimin dhe aftësitë e të rinjve në kërcim në ditët e sotshme dhe mundësitë që ata kanë në vend dhe jashtë vendit.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.