Festivali “Moisiu” ndalon në Tiranë- Nga Maqedonia morën pjesë Teatri i Shkupit, Kumanovës dhe Gostivarit
Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” i cili sivjet rotacionin e ndali në Tiranë, deri më sot ka arritu të sjellë me sukses nga dy shfaqje në ditë me nga dy termine edhe atë nga data 20 deri më sonte në mbrëmje, datë 27 nëntor kur do të bëhet dhe përmbyllja dhe do të ndahen edhe çmimet e këtij festivali, njofton Portalb.mk


Ngjarja u hap me një konferencë për shtyp në të cilën drejtuesit e tri teatrove të tri kryeqyteteve Adem Karaga nga Teatri Shqiptar i Shkupit, Altin Basha nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë dhe Kushtrim Sheremeti nga Teatri Kombëtar i Kosovës folën për rëndësinë e këtij festivali, për zgjerimin e bashkëpunimit të vendeve tona në fushën e teatrit, ekipeve të brezave, atyre më të rinj dhe më me përvojë, shijeve estetike, takimeve dhe debateve me fokus përmirësimin. Pra, nga data 20 deri më 27 nëntor janë tetë mbrëmje që sollën pesëmbëdhjetë trupa e shfaqje nga vende të ndryshme , në tre lokacione.
Gjatë takimit të parë në vigjilje të këtij festivali u shpallën edhe anëtarët e jurisë. Kjo , si rregull tashmë, vendi pritës që kësaj radhe ishte Shqipëria, ka një anëtar jurie, në këtë rast ishte aktorja Yllka Mujo, ndërsa miqtë, nga dy anëtarë. Teatri Shqiptar i Shkupit ka angazhuar aktorin Dritëro Ame dhe gazetaren e publicisten Diana Toska, ndërsa Teatri Kombëtar i Kosovës, aktorët Armond Morina dhe Shengyl Ismaili.
Ky edicion i “Moisiu-t” do të mbyllet me një projekt i cili do të jetë bashkëprodhimin e tri teatrove dhe do të bëhet për here të pare në kuadër të këtij festivali. Shfaqja quhet “Shtëpia e Zotit” me autor Ledian Gjeçi dhe regji nga Ilir Bokshi. Kjo shfaqje është jashtë garës.
Bashkëprodhime mes teatrove ka pasur dhe do të ketë dhe kohëve të fundit këto janë shpeshtuar. Në këtë festival shumë shfaqje ishin bashkëprodhime, për shembull shfaqja “Masë për masë” ishte bashkëvënie nga Teatri i qyteti “Hadi Shehu” Gjakovë dhe Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” Prizren , po ashtu “Fausti”, me autor Fadil Hysajn, një bashkëprodhim mes Teatrit të Qytetit të Gjilanit, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit “Bekim Fehmiu” nga Prizreni. Prizreni momentalisht po renovon hapësirat dhe ja ku e shohim të luajnë në skenat simotra. A nuk është ky një shembull për tu ndjekur?!
Festivali “Moisiu” është mbajtur në Shkup vitin e kaluar, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm do ta mikpresë Prishtina. Shkupi vjet e shtriu programin e këtij festivali për 12 net me radhë, para se të mbahej në Shkup “Moisiu” u mbajt “online” shkaku i pandemisë. Sivjet në këtë festival nga Maqedonia janë prezantuar:

Teatri i Shkupit u prezantua me tekstin e Refet Abazit “Nyjat”
Regjisor- Kushtrim Bekteshi/ Skenograf- Betim Zeqiri
Kostumografe- Emira Ymeri, Kompozitor- Trimor Dhomi
Në role- Adem Karaga, Amernis Nokshiqi, Osman Ahmeti, Teuta Ajdini Jegeni, Bislim Muçaj
Fisnik Zeqiri, Sabina Memishi, Mentor Kurti, Ibrahim Xhemaili, Abedin Alimi, Rrahim Ramadani, Hetem Etemi, Erdi Xhemaili.

Teatri i Kumanovës u prezantua me tekstin e Jeton Nezirajt “Fluturim mbi teatrin shqiptar”,
Regjisor- Erson Zymberi/ Skenograf- Ardian Kadriu/ Kostumografe- Yllka Brada
Kompozitore- Irena Popoviq/ Koreografe- Krenare Nevzati/ As/ regjisor- Iber Deari
Në role- Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Saliu, Musa Isufi, Faton Ibrahimi.

Teatri i Gostivarit me tekstin e Jean Pierre Martinez
Regjisor- Gent Mehmeti, Skenograf- Argjend Karai, Kostumografe- Ines Golja, Kompozitor- Luan Dehari
Në role- Kujtime Ahmeti, Ajshe Useini, Afrodita Xhaferri, Arian Ejupi
Çmimet që do të ndahen në festival janë si më poshtë:/ Shfaqja më e mire/ Regjia më e mire/ Aktori më i mire/ Aktorja më e mire/ Aktori i dytë më i mire/ Aktorja e dytë më e mire, Aktori i ri ose aktorja e re më e mire/ Skenografia më e mire/ Kostumografia më e mire, Kompozitori ose kompozitorja më e mire/ Çmimi i dramës shqipe/ Çmimi i karrierës.