Fakte interesante për çmimin “Nobel” – Shqiptarët që u kandiduan për këtë çmim dhe ata që fituan

Për lexuesit e Portalb.mk  sjellim një historik të shkurtër rreth eksperimenteve të rrezikshme që bëri Alfred Nobeli ku e pësuan fatalisht shumë njerëz mes tyre edhe vëllai i tij i vogël. Po ashtu, shqiptarët që ne i dimë se janë kandiduar për “Nobel” dhe nobelistët tjerë që nuk janë propozuar nga shqiptarët.

 Photograph: Jonathunder Medal: Erik Lindberg (1873-1966)
Photograph: Jonathunder Medal: Erik Lindberg (1873-1966)

Kush ishte Alfred Nobeli?

Alfred Nobeli ka shkruar poezi kur ka qenë më i ri, por babai i tij kur nuk e përkrahu në këtë lloj pasioni ndaj u detyrua të orientohet në kimi. Kur u shpik nitroglicerina si lëndë shpërthyese ai gjithnjë mendonte të shpikte diçka me të cilën do ta ndihmonte babain e tij në inxhinieri, kështu shpiku dinamitin i cili nuk u përdor për qëllimin që e zbuloi si shpimi i tunelit, shpërthimi i shkëmbinjve, ndërtimi i urave dhe më shumë, po për luftë shkatërruese, vdiq i zhgënjyer duke lënë si amanet që e gjithë pasuria e tij të ndahet për këdo në botë që bën diçka të mirë për njerëzimin.

Eksperimentet e tij ishin të pasuksesshme dhe çuan në vdekjen e disa njerëzve, përfshirë vëllain e tij më të vogël, Emilin. Për këtë arsye, qeveria e Stokholmit ndaloi eksperimentet brenda kufijve të qytetit.

Në vitin 1901 në  Suedi në Stokholm u ndanë çmimet e  para Nobel në Fizikë, Kimi, Fiziologji, Mjekësi dhe Letërsi dhe çmimi i Paqes në Osllo të Norvegjisë.

Ata që u detyruan të refuzonin ”Nobelin”

Katër fitues të çmimit Nobel janë detyruar nga autoritetet të refuzojnë çmimin Nobel.

Gjermanët Richard Kuhn, Aldolf Buternandt – fitues në Kimi në 1938 dhe 1939 dhe Gerhard Domagk fitues në Mjekësi në 1939 – u detyruan nga qeveria e Adolf Hitlerit të refuzojnë çmimin.

Boris Pasternak, fituesi i Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1958, fillimisht e kishte pranuar çmimin, por më vonë u detyrua nga autoritetet e Bashkimin Sovjetik ta refuzonte çmimin.

Kush e fitoi më shumë se një herë ‘’Nobelin ‘’

Puna e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq  është nderuar tri herë me Çmimin Nobel për Paqe. Për më tepër, themeluesi i KNKK-së, Henry Dunant, mori çmimin e parë Nobel për Paqen në 1901.

Linus Pauling është i vetmi person që ka marrë dy çmime Nobel: Çmimin Nobel në Kimi (  1954 )dhe Çmimin Nobel për Paqe ( 1962).

Dy herë çmimin Nobel e morën edhe amerikani John Bardeen dhe polakja Marie Curie. Bardeen u nderua me Çmimin Nobel në Fizikë në 1956 dhe 1972. Curie fitoi çmimin Nobel në Kimi së bashku me Pierin në 1903 dhe Çmimin Nobel në Fizikë individualisht në 1911.

Fituesit që morën “Nobelin” në burg

Pesë  fitues të çmimit Nobel kanë qenë të arrestuar kur u është ndarë çmimi Nobel:

Pacifisti dhe gazetari gjerman Carl von Ossietzky Çmimi Nobel për paqen në vitin 1935

Liderja opozitare e Myanmar, Aung San Suu Kyi, Çmimi Nobel për paqen i ndihmoi të rritej mbështetja ndërkombëtare kur fitoi çmimin në 1991.

Liu Xiabo po vuante një dënim njëmbëdhjetë vjeçar për nxitje të përmbysjes së regjimit në Kinë, kur Komiteti  Norvegjez i Nobelit e përzgjodhi atë për çmimin e paqes në vitin 2010.

Aktivisti bjellorus, Ales Bialiatski, i cili fitoi Nobel për paqen me grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe Ukrainë.

Narges Mohammadi, aktiviste iraniane për të drejtat e njeriut, bëhet personi i pestë.

Kandidatja e nominuar mbi 46 herë me radhë ishte shkencëtarja Lise Meitner e cila  zhvilloi teorinë e ndarjes bërthamore, e cila çoi në prodhimin e  bombës atomike, por si grua dhe çifute ajo nuk mori njohjen që meritonte për punën e saj.

Fakt interesant- Shumë besojnë se Winston Churchill u nderua me “Nobelin” e paqes, por në fakt, ai u nderua në vitin 1953 duke marrë “Nobelin” në letërsi.

Fotografi nga faqja zyrtare e Nobelit
Fotografi nga faqja zyrtare e Nobelit

Shqiptarët dhe “Nobeli”

Siç e dini, ne i kemi dy nobelistë, por asnjëri nuk ka qenë i propozuar nga shqiptarët. Shën Tereza dhe Ferid Muradi. Vepra e parë shqipe e kandiduar për “Nobel” në letërsi ka qenë po ashtu e propozuar nga Gjermania “Lahuta e Malcis” nga Gjergj Fishta. Gati 30 vite kandidohet Kadareja dhe ende nuk po e marrim për letërsi ‘’Nobelin’’. Ajo që e thonë me siguri të gjithë, se nëse Nobeli do jepej shumë më herët Marin Barleti, me veprën e tij “Historia e Skënderbeut” që frymëzoi gjithë ato shkrimtarë, kompozitorë, poetë e piktorë nga e gjithë bota, pa diskutim do kishte marrë ‘’Nobelin’’.

Sidoqoftë, Kadareja nuk është i vetmi që është kandidat për ‘’Nobel’’ për letërsi është nominuar edhe shkrimtari Rexhep Qosja dhe më vonë po ashtu poeti Jeton Kelmendi, që të dy nga Kosova nga Shqipëria është propozuar Fatos Kongoli. Për paqe është nominuar Adem Demaçi, bile shumë njerëz kanë qenë të bindur se do ta fitonte përfshirë dhe politikanë të arenës ndërkombëtare, por fatkeqësisht nuk e fitoi. Aktivistja e paqes Fatmire Feka, nga fshati Koshtovë i Mitrovicës, po ashtu ka qenë në mesin e 1000 grave të botës, të cilat u nominuan për çmimin Nobel. Mund të ketë më shumë se kaq të nominuar për çmimin e famshëm, por një e dimë që jemi në pritje të Nobelit të tretë, më afër e kemi atë të letërsisë.

Për herë të parë në historikun e Nobelit një qytet shqiptar është kandiduar në vitin 2000, ai qytet është Kukësi dhe u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të ikur nga lufta dhe regjimi serb.