Evropa shqyrtoi sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, të cilat u ngrinë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës. Aleatët evropianë druhen se Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mund të pakësojë ndihmën ushtarake për Kievin dhe disa prej tyre thonë se pasuritë e ngrira ruse mund të plotësojnë mangësinë e krijuar nëse ndodh një gjë e tillë, raporton Zëri i Amerikës.