Eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria përsëri u zotua se nuk tërhiqet nga pakti i vitit 2022
Ministrja e Jashtme bullgare Velislava Petrova i dërgoi një mesazh Maqedonisë, se Bullgaria nuk do të tërhiqet nga ajo që u ra dakord në vitin 2022, dhe rruga e Shkupit drejt Bashkimit Evropian kalon përmes zbatimit të angazhimeve të ndërmarra. Petrova për median bullgare BNT, theksoi se toni nga pala bullgare mbetet “jashtëzakonisht pozitiv”, por pranoi se shpesh nuk sheh të njëjtën sjellje politike nga Shkupi, raporton Alsat.