Është vrarë një shtetas i RMV-së në Bullgari, i dyshuar një 14 vjeçar

Një shtetas nga Maqedonia është vrarë në Bregun e Diellit, raportojnë mediat bullgare, duke cituar informacione nga policia. Burri u godit me objekt të mprehtë, transmeton Portalb.mk.

Të enjten rreth orës 11:00, zyra rajonale e Nesebarit ka marrë mesazh se në një zonë të pyllëzuar pranë restorantit “Bacvata” në Sunny Beach, Perëndim, është gjetur një trup mashkulli me dëmtime të dukshme në kokë.

Pas kontrollit policor është konstatuar se kufoma është e shtetasi nga Maqedonia 49-vjeçar. Më 24 janar ai ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Deve Bair-Gjushevë. Pas aktiviteteve të shumta operativo-hetimore dhe veprimeve proceduriale-hetimore, përfshirë marrjen në pyetje, marrjen e videove nga kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë, u konstatua se autori i vrasjes ishte një djalë 14-vjeçar nga Nesebari.

Vrasja është kryer me goditje me një shtyllë të mprehtë. Shkaqet e vrasjes janë duke u hetuar. Të riut i është shqiptuar paraburgim deri në 24 orë.