Është arrestuar një 41 vjeçar nga Shkupi, u kap duke vjedhur naftë nga një rezervuar shkolle
Një banor i Mirkovcit, afër Shkupit, është arrestuar pasi u kap mbrëmë duke marrë naftë nga rezervuari i një shkolle fillore në fshatin Sandevë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Më 06.10.2025 në orën 21:25, zyrtarë policie nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup kanë privuar A. SH. (41) nga Shkupi, më saktësisht nga fshati Mirkovci, afër Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e ka gjetur atë në oborrin e një shkolle fillore në fshatin Sandevë, afër Shkupit, duke marrë naftë nga rezervuari.
Është kryer inspektim dhe pas dokumentimit të rastit, kundër banorit të Shkupit do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Policia ia ka kthyer naftën e vjedhur një personi përgjegjës në shkollë.