EMV: Të gjithë konsumatorët ngrohen nën kushte të njëjta, amvisëritë ngrohen sipas standardeve

Kompania Elektranat e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se, ngrohja në rajonin e Qytetit të Shkupit për të gjithë konsumatorët realizohet siç është e përcaktuar në rregullativë, përkatësisht kushtet janë të njëjta për të gjithë konsumatorët, transmeton Portalb.mk.

Nga kjo kompani thanë se, distribuimi i energjisë termike përmes sistemit të ngrohjes qendrore zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi i sezonit të ngrohjes dhe ashtu do të vazhdojë deri në fund të sezonit dhe e njëjta, realizohet sipas rregullave dhe diagramve strikte të përcaktuara, varësisht prej kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme në periudha të ndryshme të ditës.

“Nëse temperaturat e jashtme janë më të ulëta, distribuohet sasi më e madhe e energjisë termike dhe e kudnërta, kështu që konsumatorët kanë komfort të siguruar dhe shtëpi të ngohura sipas standardeve. Gjatë distribuimit të energjisë termike, sigurohet konsum optimal i energjisë termike me harxhime minimale për ngrohje të shfrytëzuesve. Konsumi i energjisë termike regjistrohet në matësin e stacionit të ngrohtores”, thanë nga EMV.

Nga kompania kanë shtuar se, ngrohja e rajonit të Qytetit të Shkupit për të gjithë konsumotorët zhvillohet nga ora 6 deri në 22 dhe temperatura e brendshme është mes 20 dhe 21 gradë të përcaktuar me rregullativë.