Shkup, prej nesër ngrohja do të rritet me 4.51 përqind

Komisioni Rregullator për Energjetikë, sot ka miratuar vendime me të cilat çmimi përfundimtar për energjinë termike të dorëzuar për konsumatorët e furnizuar nga tre kompanitë EMV nga 1 nëntori do të rritet për 4,51 përqind. EMV, gjegjësisht tre kompanitë e saj, kërkuan rritje prej mbi 50 për qind, njoftoi KRRE, transmeton Portalb.mk.

Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator, Marko Bislimoski, me rritjen e shumës për 10 herë më pak se sa është kërkuar, kompanitë detyrohen të punojnë ekonomikisht, gjegjësisht për të realizuar sa më shpejt që të rikthehet tubacioni i ngrohjes nën urën “Bellasica”, i cili u dëmtua këtë verë.

“Me këto vendime çmimi për qytetarët mbetet në diapazon të qëndrueshëm dhe tri kompanitë EMV për furnizim, shpërndarje dhe prodhiml të energjisë termike praktikisht janë të detyruara që sa më shpejt të vënë në punë tubacionin e ngrohjes Belasica në mënyrë që sistemi të funksionojë ekonomikisht dhe plotësisht ta shfrytëzojnë energjinë termike nga TETO”, tha Bislimoski.

Me funksionimin e TETO-s dhe funksionimin e tubacionit të ngrohjes në Bellasicë, fatura mesatare e energjisë termike është 1800 denarë, ndërsa pa funksionimin e TETO-s 2800 denarë, që është dallim në çmim prej 60 përqind, sqaroi ai.

Gjithsej 64 mijë familje në kryeqytet janë të lidhura me ngrohje qendrore.

Përndryshe, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Marko Bislimoski paralajmëruan për goditjet e mundshme të çmimeve të ngrohjes nëse në kohë nuk vendosen gypat e ujësjellësit në urën “Bellasica”.  Ura“Bellasica” pas pothuajse katër muajve, në fillim të shtatorit është pjesërisht e hapur për qarkullim.

Në atë kohë nga Qyteti i Shkupit deklaruan se do të mund të qarkullojnë automjete më të lehta në të dy korsitë, ndërsa dy korsitë e mesme do të jenë të hapura në momentin e përfundimit të punimeve nga EMV.

Zjarri në urën “Bellasica”, që e lidh stacionin Hekurudhor me kryqëzimin në qendrën tregtare “East Gate”, ka filluar rreth mesnatës së datës 11 dhe 12 maj,

Ura “Bellasica” është një nga arteriet kyçe të Shkupit që lidh dy pjesë të qytetit dhe për shkak të mosfunksionimit të saj krijohej mbingarkesë shtesë në trafikun edhe ashtu të ngarkuar të kryeqytetit maqedonas.