Eko-aktivistët filluan të mbledhin nënshkrime kundër minierës Illovica-Shtuka

Eko-aktivistët nga “Zdrava Kotlina” dhe “Eco Dolina” mbrëmë në sheshin e Strumicës filluan mbledhjen e nënshkrimeve kundër minierës Illovica-Shtuka duke organizuar manifestimin “Nënshkruaju kundër minierës së vdekjes”, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Qytetarët nënshkruan librin e hapur, dhe sipas aktivistëve, me nënshkrimin e tyre, banorët do të shprehin qëndrimin e tyre kundër këtij problemi serioz që mund të dëmtojë afatgjatë luginën e Strumicës dhe të gjithë florën dhe faunën që ekziston në këtë territor.

Ata kërkuan nga Qeveria ndërprerjen e plotë të marrëveshjeve koncesionare.

“Ajo që duhet të vijojë është zgjidhja e plotë e kontratave për dy koncesionet në përputhje me ligjin për pasuritë minerale”, thanë aktivistët.

Ata njoftojnë se do të vazhdojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në periudhën e ardhshme në vendbanimet dhe komunat tjera në rajonin e Strumicës.

Qytetarët, të organizuar nga Shoqata Mjedisore “Zdrava Kotlina” – Strumicë dhe Shoqata Mjedisore “Eko Dolina” – Novosellë, muajin e kaluar, u mblodhën në një protestë për t’i thënë “jo” koncesionit të përbashkët për minierën Ilovicë-Stukë.

Në një seancë të 27 qershorit, Qeveria mori vendim për bashkimin e dy koncesioneve për minierën Illovica-Shtuka, pas së cilës disa nga ministrat u ankuan se pika e rendit të ditës ishte vënë si pikë shtesë vetëm një ditë para seancës dhe se nuk mund t’i konsideronin materialet e dorëzuara gjatë marrjes së vendimit fillestar.

Më pas, Qeveria mori vendim me të cilin vendimi i mëparshëm për bashkimin e koncesioneve për minierën Ilovica-Stukë pushon së qeni i vlefshëm.

Ministria e Ekonomisë është e mendimit se duhet të ketë bashkim të koncesioneve për Illovica-Shtukan. Nga aty thonë se bëhet fjalë për shkrirje administrative dhe pretendojnë se kështu shteti shmang mosmarrëveshjet e reja.

Nga resori i Kreshnik Bekteshit thotë se të dy koncesionet janë një e tërë, pra koncesioni i parë është në fushën e koncesionit të të dytit, që i jep investitorëve mundësinë ligjore për të kërkuar bashkim.

Vendimi për bashkimin e dy koncesioneve për minierën Illovicë-Shtuka e solli në tavolinë çështjen kontestuese për të cilën ambientalistët dhe popullata vendase në fshatin Strumicë bënë beteja disavjeçare me shtetin.