E kërcënoi gruan, Prokuroria kërkoi paraburgim për 50 vjeçarin nga Tetova
Prokuroria ka propozuar paraburgimin për një burrë nga Tetova, nën dyshimet se ka kërcënuar në vazhdimësi gruan, duke shkuar edhe në vendin e punës, transmeton Portalb.mk.
Ai dyshohet për veprën penale – Rrezikim i sigurisë, vepër e dënueshme në bazë të nenit 144, paragrafi 3 në Kodin Penal, pasi më 20 korrik kishte kërcënuar bashkëshorten pasi nuk kishte pranuar të ndryshon deklaratën në lidhje me dhunën e mëparshme në familje.
Kërcënimet e tij kanë vazhduar, ashtu që ka shkuar edhe në vendin e punës dhe te prindërit, duke kërcënuar të pranishmit. Ai ka kërkua që edhe të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën.
Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.