Dy helikopterë të Armatës po e shuajnë zjarrin në Jabllanicë
Dy helikopterë të Armatës nga mlngjesi po e shuajnë zjarrin në malin Jabllanicë, i cili tashmë tre ditë me radhë po digjet në afërsi të fshtrave Ladorisht dhe Firishtë, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), njofton Portalb.mk.
Helikopterët e Armatës janë kyçur në shuarjen e zjarrit për shkak të vështirësisë së tereenit dhe pamundësisë që ai të lokalizohet nga toka.
“Terreni është i paqasshëm, dy ditë po e shuajmë zjarrin nga toka me ekipe të ‘Pyjeve të Maqedonisë’. Për këtë arsye kërkuam ndihmë nga QMK për shuarje nga ajri”, thonë nga Njësiti territorial për shuarje të zjarreve në Strugë.
Tani për tani nuk ekziston rrezik që nga zjarri të përfshihen fshatrat në afërsi.
Në rajonin e Strugës është evidentuar edhe një tjetër zjarr aktiv në fshatin Bogovicë.
Nga Komuna Strugës u apelojnë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të plotë, si dhe ndezja e një zjarri në mal, fushë ose hapësirë të hapur është e ndaluar rreptësisht.