RMV-ja me sukses ka evakuuar 380 shtetas të saj dhe 78 të huaj nga Lindja e Mesme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski informoi se me katër fluturime të organizuara janë evakuuar gjithsej 458 pasagjerë, prej të cilëve 380 shtetas të Maqedonisë dhe 78 të huaj nga Lindja e Afërt, njofton Portalb.mk.

“Në të kaluarën dinim të jemi shtet i cili kërkon solidaritet. Sot jemi shtet i cili në kohëra të vështira u ofron solidaritet fqinjve të vet dhe partnerëve të saj ndërkombëtar”, tha Mucunski në emisionin “Shou i mbrëmjes me Bogdanin”.

Ai theksoi se në operacionet e këtilla prioritet më i rëndësishëm është siguria e qytetarëve dhe se pas aktiviteteve të këtilla qëndron koordinim i gjerë i më shumë institucioneve dhe përfaqësive diplomatiko-konsullore.

Mucunski deklaroi se shteti sot tregon kapacitet institucional shpejtë dhe në mënyrë efikase të reagojë në situata krizash, t’i mbrojë qytetarët e saj kudo që të ndodhen, por edhe t’ju ndihmojë shteteve mike.

Ministri potencoi se viti i kaluar ka qenë tejet sfidues për Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, e cila tre herë është ballafaquar me situata të komplikuara krizash me sfida të jashtëzakonshme logjistike dhe të sigurisë.

Përkeqësimi i situatës së sigurisë në Iran lidhet drejtpërdrejt me tensionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare që janë intensifikuar ditët e fundit. Autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje disa ambasadorëve të huaj për sqarime, duke i akuzuar se mbështetja e tyre publike për protestuesit përbën “ndërhyrje të papranueshme” në punët e brendshme të vendit. Këto reagime vijnë në një kohë kur protestat dhe pakënaqësitë sociale kanë nxitur masa të shtuara sigurie, rritje të pranisë policore dhe kufizime të mundshme për lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve në disa zona.