Dy çiklistë islandezë u lënduan në aksident para garës në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane
Pranë fshatit Zubovcë, ndodhi një aksident trafiku në të cilin u lënduan dy çiklistë të mitur nga Islanda, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rinore Evropiane, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve nga Sektori i Punëve të Brendshme i Kumanovës, aksidenti ka ndodhur kur një automjet pasagjerësh Volkswagen Passat me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 42-vjeçari N.B. nga Kumanova, goditi dy çiklistë që po përgatiteshin për garën e sotme me biçikleta.
Atletët e lënduar u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku u diagnostikuan me lëndime trupore.
SPB Kumanovë informoi se në vendin e aksidentit është kryer inspektim nga ekipi i tyre hetimor, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Kujtojmë se Festivali Olimpik Rinor Evropian u hap më 20 korrik në Shkup, ngjarja do të zgjasë shtatë ditë dhe përfshin gara në 15 disiplina sportive: atletikë, not, basketboll, basketboll 3×3, hendboll, volejboll, xhudo, gjimnastikë artistike, çiklizëm rrugor, çiklizëm malor, slalom me kajak, badminton, harkëtari, pingpong dhe taekwondo.