Inspektorati i Shëndetësisë nuk gjeti mangësi gjatë mjekimit të gjashtë vjeçares që vdiq në Spitalin e Manastirit

Nuk janë konstatuar mangësi në korniza të kompetencave të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të kryer në Klinikës Spitalore të Manastirit. Kështu kanë informuar nga ky inspektorat në ueb faqen e tyre pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inskepktuese, pasi para dy ditësh në repartin e pediatrisë në këtë klinikë u pranua pacientja gjashtë vjeçare Jana Hristovska nga fshati i Manastirit Kravari, e cila gjatë ditës vdiq në spital, transmeton Portalb.mk.

“Fëmija u soll për kontroll në repart më 22.03.2023 pasi rreth orës 10 pa udhëzim paraprak nga mjeku amë. U pranua për kontroll nga pediatër speciaist, i cili ka krijuar “udhëzim urgjent” me diagnozë E86 – dehidrim në orën 10:07. Është marrë informacion anamnestik për rritje të temperaturë prej para tri ditësh dhe dhimbje në fytë, për çka e ëma i ka dhënë sirup “Koalmacin”. Një ditë para pranimit dhe pa temperaturë të lartë, me të vjella në dy raste, ndërsa nga mbrëmja me të enjta në kapaket e syrit dhe dhimbje në këmbë, pas çka e ëma e ka ndërprerë sirupin”, sqarohet në informacionin e inspektoratit.

Më pas, thuhet në raport, nga kontrolli klinik është konstatuar enjte e kapakëve të syrit, harqe hiperemike në zonën tonsilofaringeal dhe gjuhë e veshur. Më pas është dhënë udhëzim për laborator biokimik – statusi urinar, glukozë dhe acid-bazik, janë marrë mostrat e gjakut dhe urinës për analizë dhe më pas është dhënë terapia – “Hypoglusal 1” – 500 mililitra nga të cilat 250 mililitra ishin 5 për qind glukozë dhe 250 mililitra klorur natriumi 0,9 për qind, si dhe një ampulë “Bedoxin”.

Pas rezutateve të marë, në orën 10:45 janë marrë analiza të gjera – pasqyrë e gjakut, statusi i enzimave, produktet e degradimit, statusi i glukozës dhe proteinave, elektroliteve dhe lipideve.

“Pas përfundimit të infuzionit, gjendja është përkeqësuar. Ka ardhur deri te paraqitja e rraskapitjes, zbehjes, takikardisë dhe përgjumjes. Mjekja që ka kryer fillimisht kontroll ka kërkuar ndihmë nga pediatri i dytë prezent. Fëmija është transferuar nga spitali ditor në dhomën për kujdes gjysëm intensiv në repart dhe është vendosur në monitor dhe mbështetje të oksigjenit. Janë bërë dy incizime EKG në orën 12:34 dhe 12:42 dhe është kërkuar ekzaminin nga anesteziologu i institutit. Në ndërkohë, zemra e fëmijës është ndalur, pas çka është bërë reanimim. Është konsultuar edhe pediatri specialisht nga ISHP Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve nga reparti i kardiologjisë dhe neurologjisë, për transport në atë institut shëndetësor. Me rekomandim të specialistit – anestezioog në spital janë bërë analiza shtesë në statusin e enzimës dhe acido – bazës në orën 13:34 dhe 13:49. Për shkak të përkeqësimit të mëtejmë të gjendjes, në orën 14 fëmija është transferuar në shërbimin për mjekim intensiv, ku është bërë reanimin kardio pulmonal dhe është dhënë terapi, por pa sukses. Në orën 15:20 është konstatuar vdekja nga ana e anestezioogut”, thuhet në raportin e inspektoratit.

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhra dhe udhëzime që të kryhen të gjitha kontrollet e domosdoshme. Nga prokuroria shtuan se, arsyeja e vdekjes së vajzës ende nuk është konstatuar.

Sipas informatave të para, gjashtëvjeçarja Jana ka ndërruar jetë ne spital pasi që është pranuar me simptoma të ftohjes. Babai i saj dje në media tha se fëmijës i është matur sheqeri i cili ka qenë në vlerë 9-të, ndërkaq në spital i kanë dhënë infuzion me glikozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button